E pabesueshme: Shkon të futet në veturë, gjen ariun në të
Arinjtë shpeshherë i hasim në rrugë nga makina, por t’i hasësh në makinë është e pazakontë.
Një gjë e tillë i ka ndodhur një shtetasi kanadez, i cili ka filmuar momentin kur haset me ariun që po qëndronte në ulëset e pasme të veturës, transmeton lajmi.net.
Nuk ka ndonjë informacion në lidhje me llojin e makinës në videon e ngarkuar nga Daily Mail.
Ariu mund të shihet duke e larguar rripin e sigurisë me gojë, i ngjitur përbri ulëses së pasme të automjetit.
Ndiqeni videon e mëposhtme për ta parë ngjarjen e pazakontë.
https://www.facebook.com/DailyMailVideo/videos/735286430294690/?t=1