E mbushni telefonin në laptop? Kjo është ajo që po rrezikoni
Një studiues i sigurisë ka krijuar një kabllo të rreme të Iphone e cila mund të lejoj që hakeret të gjejnë mënyrën e shkeljes në kompjuterin tuaj.
Kabllot Apple përdoren për të lidhur pajisjet si Iphone, Ipads, me kompjuter, madje shpesh edhe për të mbushur telefonin me bateri kur nuk keni karikues afër.
Çfarëdo kompjuteri mund të preket nga hakerat përmes kësaj kabllo false dhe të rreme, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.
Kur futni një pajisje teleofonike në një kompjuter, një mesazh shfaqet në telefonin tuaj duke ju pyetur se a dëshironi të i besoni këtij kompjuteri apo jo. Mirëpo, kur Motherbard provoi këtë kabëll, një haker në mënyrë të menjëhershme hapi telefonin e tij duke ia hakuar.
Nëse një haker ka marr kontroll në kompjuterin tuaj, ata munden ta rikonfigurojnë të gjithë sistemin dhe programet që gjenden në pajisjen tuaj. Gjëja më e frikshme është se ju nuk mund ta shihni që kjo gjë është duke ndodhur deri në momentin kur ju e tërhiqni nga kompjuteri telefonin tuaj.
Por nuk duhet të shqetësoheni vetëm për kabllot false, ky studiues ka treguar se kjo mund të ndodh edhe me kabllot origjinale.