E lanë vetëm në shtëpi, qeni e kallë shtëpinë me mikrovalë
Një qen e ka kallur një shtëpi kur ia doli që ta lëshonte mikrovalën, kanë thënë zjarrfikësit.
Kafsha ishte lënë vetëm në shtëpi në Stanford-le-Hope, e lëshoi mikrovalën, e cila kishte qenë në kuzhinë.
Një paketë me bukë, që kishte qenë brenda, nisi të digjej dhe e shkaktoi një zjarr të vogël, kanë thënë Shërbimet e Zjarrit në Essex.
Pronari, që nuk kishte qenë në shtëpi gjatë asaj kohe, u alarmua nga një aplikacion për zjarrin në telefonin e tij mobil, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Geoff Wheal, menaxher në Stacionin e Zjarrfikësve Corringham, e quajti incidentin si “tepër të çuditshëm” dhe tha se zjarrfikësit e kishin gjetur kuzhinën të mbushur me tym, por që ia kishin dalë t’i ndalnin flakët që të mos përhapnin në mbarë shtëpinë.
“Kjo demonstron që mikrovala nuk duhet të përdoret për të vendosur ushqim brenda, kur nuk e ke qëllimin ta përdorësh atë,” ka thënë ai.
“Gjithnjë mbajeni mikrovalën tuaj të pastër dhe pa ushqim brenda. Kafshët dhe fëmijët mund ta lëshojnë këtë pajisje më lehtë se që mund të mendoni.”
Qeni nuk ishte lënduar, thuhet në komunikatën e shërbimit.