E kritikuan për çmimin e atleteve, gruaja e presidentit të Francës thotë fjalët që nuk priteshin
Gjatë një vizite zyrtare në Egjipt, Brigitte Macron kishte veshur një palë atlete të “Louis Vitton” çmimi i të cilave varion nga 580 deri në 800 euro.
Me këto atlete 65-vjeçarja u shfaq gjatë vizitës në tempullin e Abu Simbel.
Pas kësaj mediat franceze kanë kritikuar ashpër gruan e presidentit.
Madje një nga komentet e bëra në rrjetet sociale të Brigitte ka qenë:
Gruaja e Presidentit shkel mbi rrogën e një punëtori të nivelit të ulët.”
Më pas Zonja e Parë e Francës ka dhënë këtë justifikim:
Janë të marra hua. Veshjet nuk i përkasin zonjës së parë. Kështu funksionon, në mënyrë që të mos rëndohet shteti, por në të njëjtën kohë iu bëhet reklamë stilistëve francezë.”