E konfirmuar: Shkon në 70 numri i të vdekurve nga koronavirusi
Edhe 4 persona janë konfirmuar si të vdekur në Kosovë, pasi që janë infektuar me koronavirus, duke e çuar në 70 totalin e të vdekurve.
Për ata mësohet se kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese përveç COVID-19.
Kështu u konfirmua raportimi i FaktePlus sot për të paktën edhe 4 të vekur nga koronavirusi.
Por, FaktePlus gjithashtu mësoi se vdekjet dyshohet që kishin lidhje me prishje të respiratorëve në Infektivë.
FaktePlus mëson se incidenti ka ndodhur me tubat nga të cilat është harxhuar oksigjeni dhe pastaj kanë ndodhur vdekjet.
SKANDAL në QKUK, së paku 4 të vdekur sot nga prishja e respiratorëve
Ne mësojmë se për rastin janë informuar edhe institucionet përkatëse, si policia e prokuroria që po merren me hetim, porse nuk është bërë ende publik.
Ne do t’ju informojmë më vonë si vdiqën këta pacientë dhe me këtë rast tragjik.
Kemi kontaktuar edhe Policinë e Kosovës të cilët e kanë rrethuar Infektivën, por ende nuk kemi marrë përgjigje.
Do t’ju informojmë për rastin edhe më tej.
Kujtojmë se vetëm dje 8 vdiqën nga virusi e 178 u infektuan, më shumë se çdo ditë tjetër.
Prezencë e shtuar e Policisë në Infektivë pas vdekjeve të dyshimta (FOTO)