E konfirmon Vetëvendosje: Kurti sot takohet me Listen Serbe
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë ditës do të takohet me përfaqësues të Listës Serbe.
Kjo është bërë e ditur edhe nga Zyra për medie e Lëvizjes Vetëvendosje.
Nga zyra për media kanë thënë për FaktePlus se ky takim vjen në kuadër të bisedimeve për krijim të qeverisë së re, mirëpo, që nuk janë dhënë detaje për orën se kur do të mbahet takimi.
“Kryetari Albin Kurti, në kuadër të bisedimeve për të krijuar qeverinë, përveç diskutimeve intensive me partnerin kryesor qeverisës, LDK-në, do të takohet edhe me përfaqësuesit parlamentarë të minoriteteve, përfshi edhe minoritetin serb”, thuhet në përgjigjen e LV-së.
Me minoritetin serb VV-ja ka njoftuar se do të diskutojnë për programin qeverisës si dhe për ministrinë që sipas kushtetutës do të drejtohet nga dikush prej minoritetit serb.
“Me këta të fundit do të diskutohet programi qeverisës sidomos në fushat që kanë impakt në jetën e këtij komuniteti. Po ashtu do të diskutohet edhe për propozimet e z. Kurti sa i përket drejtuesit të ministrisë që do të drejtohet nga dikush prej minoritetit serb, siç garanton kushtetuta”, shkruhet nër përgjigje./FaktePlus