E konfirmon Lajçak: Takimi i radhës për targat mbahet më 13 maj
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se takimi i radhës për targat do të mbahet më 13 maj.
Përmes një postimi në Twitter, ai konfirmoi se të dy kryenegociatorët do të takohen me këtë datë për të gjetur një zgjidhje për targat.
“I lumtur t’ju njoftoj se pas konsultimeve të mia me dy kryenegociatorët dje dhe sot, ne ramë dakord të vazhdojmë diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për çështjen e targave në Bruksel më 13 maj”, ka shkruar Lajçak
I am glad to announce that after my consultations with the two Chief negotiators yesterday and today, we agreed to continue our discussions on finding a permanent solution for the licence plates issue in Brussels on 13 May.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 29, 2022