E konfirmon Ilir Sopi: Publikon fotografi nga punimet në stadiumin e Kosovës së Prishtinës
Presidenti aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është duke e rregulluar fushën futbollit për vete në Bernicë dhe kjo tashmë është e konfirmuar.
Pavarësisht se klubet e futbollit duhet të kenë edhe fusha ndihmëse, e që momentalisht nuk i kanë, kjo nuk po i pengon Agim Ademit që t’i rregullojë një fushë klubit të tij, Kosova (P), me para të FFK’së.
Lidhur me këtë Gazeta Metro ka raportuar sot gjatë ditës, teksa kemi kërkuar edhe një përgjigjje nga FFK, por kjo nuk ka qenë e mundur.
Kosova e Prishtinës njihet si klubi i Agim Ademit, teksa në vitin e kaluar ishte vendosur për shuarjen e këtij lubit dhe fuzionimin me klubin nga Prizreni, FC A&N. Përkundër kësaj, skuadra prishtinase ende vazhdon garat e organizuara nga FFK.
Përveç vazhdimit të garave dhe ekzistimit të klubit, Agim Ademi tani është përkujdesur që t’i rregullojë edhe fushën me bari sintetik në Bernicë, në pronë të tij. Kjo tashmë është konfirmuar edhe nga Ilir Sopi, i cili ka publikuar disa foto dhe ka njoftuar se shumë shpejt do marrin fund edhe punimet.