E kërcënoi me armë në kokë, e pëson keq nga policia
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që kishte kërcenuar viktimën me armë në kokë.
I njëjti kishte shtënë në ajër dhe në vedin e ngjarjes nuk është gjetur arma.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur viktimën mashkull kosovar duke ia drejtuar armën pastaj ka shtënë njëherë në ajër. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur arma as gëzhojat. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur dje në Prishtinë/FaktePlus