E kemi parë të rregulluar, por ja si duket Enca në kushte shtëpie
Këngëtaren e njohur shqiptare, Enca Haxhia, jemi mësuar ta shohim të rregulluar deri në detaje.
Mirëpo edhe në kushte shtëpie ajo sapo bëri që të gjithë ta kthejnë kokën drejt saj.
Enca a ka publikuar një foto pranë të cilës ka treguar se nuk ka përdorur ndonjë efekt në fotografi, e ajo se çfarë shihet tjetër është se u shfaq natyrale por tejet seksi.
“Pa filtera”, shkruan pranë postimit të fotos. Ndryshe ajo po e shijon suksesin në muzikë dhe po punon për projekte të reja.
Aktualisht ndodhet në pushime dhe nuk po heziton të ndajë me ndjekësit foto nga plazhi.