E jashtëzakonshme: 100-vjeçari shërohet nga koronavirusi
Njëqindvjeçari kinez, mbiemri i të cilit është Wang, ka probleme të tjera shëndetësore, përfshirë presionin e lartë të gjakut dhe probleme me zemër, sipas mediave kineze, transmeton lajmi.net.
Ai ishte në mesin e 80 pacientëve u larguan të shtunëne kaluar nga Hubei Materniteti dhe Spitali i Kujdesit Shëndetësor për Fëmijët në Wuhan.
Wang kreu dy seanca terapie duke përdorur gjakun e dhuruar nga pacientët e rikuperuar, tha Cai Chen, një mjek nga spitali.
“Duke pasur parasysh që pacienti ishte shumë i moshuar dhe ai kishte sistem imuniteti relativisht të dobët, ne vendosëm të përdorim plazmën e gjakut të pacientit të rikuperuar me koronavirus si trajtimin kryesor,” tha Cai Chen për shtyp.
Shkencëtarët besojnë se trajtimi funksionon, teorikisht, duke vendosur proteina që luftojnë sëmundjen nga pacientët e rikuperuar tek njerëzit që ende luftojnë me sëmundjen.