E gjeni dot sa pasaporta ka Ermal Fejzullahu? Këngëtari sapo e zbuloi dhe na çuditi të gjithëve
Ermal Fejzullahu është një nga artistët më të kërkuar në trojet shqiptare dhe përpara pandemisë thuajse çdo mbrëmje ai ishte i ftuar në lokale nate për të performuar.
Si një pjesë e madhe e këngëtarëve ai ka udhëtuar në të gjitha vendet e botës ku ka shqiptarë për të kënduar.
Së funmdi, artisti ka qenë i ftuar në emisionin “Nin”, ku ka folur për periudhën e pandemisë dhe dëmet që ka sjellë ajo.
Ndër të tjera, ai i habiti të gjithë teksa zbuloi një fakt shumë interesant përsa i përket udhëtimeve të tij në vende të ndryshme për të performuar.
“Që nga mosha 14-vjeçare unë kam dal nga shtëpia duke këndu nëpër krejt botën, i kam 2100 fluturime dhe 18 pasaporta”, ka thënë Ermali duke shtuar se fluturimet i ka numëruar gjatë kohës së pandemisë.