E fejuara e Wilder shpërthen në lot pasi Fury e nokautoi amerikanin
Boksieri britanik, Tyson Fury e ka mundur me nokaut në raundin e 11-të Wilderin, duke ia shkaktuar humbjen e dytë radhazi.
Ishte një meç i jashtëzakonshëm ku kishte katër KD, dy për Fury dhe dy të tjerë për Wilder.
Por në nokautin e fundit në raundin e 11-të, boksieri amerikan Deontay Wilder nuk mund të ngritej më, pasi ishte një goditje brutale nga Fury.
Duke parë partnerin e tij në gjendje të rndë, e fejuara e Wilder, Telli Swift nuk mund t’i mbante lotët.
Ylli i shfaqjes televizive Wags Atlanta që ka një fëmijë me ‘Bombarduesin e Brzontë’, shpërtheu në lot.