E dhimbshme: Një dhëmb i infektuar i tjetërsoi jetën 32 vjeçares

Meighan Maselli, 36 vjeç, nga Nju Jork, ka thënë se jeta e saj u përmbys pas komplikimeve nga një dhëmb i infektuar.
Nëna e dy fëmijëve u diagnostikua me osteomielit në nofullën e poshtme , një inflamacion i shkaktuar nga një infeksion diku tjetër në trup.
U infektua aq keq, saqë mjekëve iu desh të hiqnin asaj pothuajse të gjithë nofullën e poshtme dhe ta zëvendësonin me një shufër metalike.
Gjithashtu asaj i duhej të hiqte të gjithë dhëmbët e poshtëm dhe të sipërm për të parandaluar infeksionin e mëtejshëm.
Meighan u detyrua t’i nënshtrohej operacionit të rrezikshëm edhe dy herë të tjera për shkak të komplikimeve dhe infeksioneve të mëtejshme.
Që nga procedura e tmerrshme, amerikanja ka humbur 170 kilogramë dhe tani ka vështirësi për të ngrënë, madje ajo thot se tashmë, nuk e njeh as veten.
Ajo tha: “Sasia e stresit në trupin tim, është si të shkoj në shtrat kur jam 32 vjeç dhe të zgjohem duke u dukur 70″./The Sun/