E dhimbshme/ Ndërron jetë 26-vjeçari që u ther me thikë sot në Pejë
Ka ndërruar jetë 26-vjeçari i cili mbeti i lënduar me thikë gjatë një përleshjeje në lagjen “Fidanishte” në Pejë, sot rreth orës 14:45.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Pejës, Naim Sahiti.
“Po, fatkeqësisht njëri nga të lënduarit, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ka ndërruar jetë”, tha ai