E dhimbshme: Momenti kur lojtari i Liverpoolit e thyen këmbën pas ndërhyrjes “horror”
Sulmuesi i ri i Liverpoolit, Harvey Elliott ka pësuar dëmtim të rëndë në takimin kundër Leeds Unitedit.
Elliott pësoi dëmtim të rëndë pas ndërhyrjes së ashpër të kundërshtarit të tij, Struijk me ç’rast ka thyer këmbën e majtë
Pas ndërhyrjes së ashpër, ndeshja vazhdoi për disa momente për t’u ndaluar më pas me mjekët që u futën urgjentisht në fushë.
Elliott u detyrua ta lë fushën pas këtij dëmtimi, ndërsa Struijk u ndëshkua me karton të kuq.
Kujtojmë se Elliott është vetëm 18-vjeçar dhe nuk dihet se sa do të mungojë në vazhdim.
Aktualisht po rrjedhë minutën e 72-të dhe rezultati është 0-2 në favor të të “Kuqve”.
Serious injury to the Liverpool player, Elliott pic.twitter.com/4EdEYHjwRo
— (@IFAST66) September 12, 2021