E dhimbshme: Babai, djali dhe nipi humbën jetën në aksidentin tragjik në Zhur të Prizrenit
Aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në fshatin Zhur të Prizrenit ka lënë tre persona pa shenja jete.
Express mëson nga burime të sigurta brenda organeve të hetuesisë se bëhet fjalë për tre -meshkuj, të cilët kanë lidhje familjare, konkretisht: babai, djali dhe nipi që janë gjithashtu nga fshati Zhur. Dyshohet se aksidentin e ka shkaktuar vetura e vikt.imave Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala ka dhënë detaje lidhur me aksidentin.
Ai tha se në këtë aksident jetën e kanë humbur tre persona, ka ndodhur mes veturës së vikt.imave dhe një kamioni për pastrimin e borës. Në vendin e ngjarjes ka dalur policia dhe mjekësia ligjore, tha ai.
“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes, është konstatu që janë tre vik.tima. Kamioni për pastrimin e borës dhe automjeti i vikt.imave janë ndeshur, prokurori e ka marrë edhe një ekspert të komunikacion për t’i hetuar rrethanat se si ka ndodhur aksidenti. Po e presin edhe mjekësinë ligjore”, tha Shala.