E detyron djalin të kërkoj lëmoshë, shoqërohet në Polici
Një person është shoqëruar dje në Polici nën dyshimin se shfrytëzuar të birin e tij për të kërkuar lëmoshë.
Por, pas shoqërimit në Polici i njëjti është liruar.
“Ferizaj 07.02.2020–17:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull/K, pasi që i njëjti dyshohet se ka shfrytëzuar të birin e tij /K për të kërkuar lëmoshë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./FaktePlus