E bën edhe këtë, fansi i Bebe Rexhës mbulon krahun me fytyrën e saj
Bebe Rexha fal talentit të saj në muzikë ka arritur që sot të jetë ndër artistet më të suksesshme në botë.
Shqiptarja e famshme tashmë ka mijëra e miliona adhurues në mbarë botë të cilët jo vetëm që adhurojnë muzikën e saj, por edhe atë si person.
Këtë gjë e ka dëshmuar një nga fansat e saj i cili ka vendosur që ta mbaj përgjithmonë në krahun e tij fytyrën e 30 vjeçares.
Bebe ka ndarë me fansat e saj në Instagram fotografin në të cilën shihet një adhurues i saj me portretin.
“O Zot ky është një dedikim i vërtet”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e fotografisë./FaktePlus