Dyshohet se një person ka mbetur brenda rrënojave nga shembja e ‘Adriatikut’ në Mitrovicë
Një person dyshohet se ka mbetur nën gërmadhat nga shembja e ‘Adriatikut’ në Mitrovicë.
Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune Agim Bahtiri.
“Kam njoftim se një person është zënë nga rrënimi i objektit të ish-Adriatikut në Mitrovicë. I kam ftuar të gjitha institucionet që t’i marrin të gjitha masat e nevojshme që të shpëtojnë atë person. Unë nuk jam në qytet por nga informacionet që kam, një person është lënduar”, tha Bahtiri.