Dyshohet se kreu vetëvrasje, 32- vjeçari debatoi me nënën e gruan, u dëgjua një e shtënë
Amaros Deda, 32-vjeçari që dyshohet se kreu vetëvrasje me armë zjarri pasditen e sotme në Lezhë ka hyrë fillimisht në banesën e tij ku ka debatuar me nënën dhe gruan e tij.
Më pas ai ka dalë në oborr ku është dëgjuar një e shtënë e vetme dhe i riu ka rënë përtokë.
Burime bëjnë me dije për ABC se është njoftuar ambulanca e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por 32-vjeçari nuk i ka mbijetuar dot plumbit.
Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për të zbardhur rrethanat e plota të saj.
Banesa e 32-vjeçarit ka kamera sigurie dhe pritet këqyrja e pamjeve filmike për të arritur në përfundim në lidhje me dinamikën e ngjarjes.