Dyshohet se e dëmtoi shtetin për dhjetëra mijëra euro, ky është biznesmeni i arrestuar në Gjilan
Mentor Ibishi është biznesmeni i arrestuar të martën në Gjilan për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’. I dyshuari është mbikëqyrës i kontraktuar nga Komuna e Gjilanit për mbikëqyrjen e punimeve të palestrës së sporeve në fshatin Zhegër.
Po ashtu, ai është edhe pronar i kompanisë “Arch Desing”, kompani kjo e cila ka fituar disa tenderë nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.