Dyshja vdekjeprurëse Messi dhe Suarez
Lionel Messi dhe Luis Suarez kanë shënuar në total 31 gola, këtë shifër e arritën sonte kundër Eibarit, duke shënuar këta të dy gola, më shumë se 17 ekipe në La Liga.
Messi shkoi në 17 me golin e tij të dytë në Camp Nou, duke bërë historinë si lojtari i parë që shënon 400 gola në La Liga.
Ndërsa, Suarez në 14 deri më tani gjatë këtij sezoni, duke i dhënë çiftit sulmues një total mbresëlënës prej 31 golash.
Nga 19 ekipet e tjera në La Liga, vetëm Sevilla dhe Celta Vigo përputhen me këtë numër, që kanë shënuar nga 31, ndërsa 17 skuadrat e tjera nuk kanë mundur ta gjejnë rrjetën, aq herë sa kjo dyshe vdekjeprurëse e Barcelonës./FaktePlus