Dyqani ku makinat e përdorura janë kryevepra luksi
Në vitin 2015, dy biznesmenë nuhatën një mundësi të shkëlqyer për të bërë para.
Ata kuptuan se shumë prej pasanikëve që blejnë makina të shtrenjta luksi, shpesh pendohen që i kanë marrë dhe i shesin sërish. Të tjerë i kanë marrë si dhuratë dhe nuk është se i kanë pëlqyer vërtet.
Kështu, Nasrullah Çaudri dhe Fejaz Çandi hapën biznesin e shitjes së makinave të përdorura luksoze. Dhe ku ka vend më të mirë se Dubai, ku pasanikët e Emirateve të Bashkuara mund të blejnë vazhdimisht makina dhe t’i shesin brenda dy-tre vitesh, pasi u mërziten.
Kështu, dy biznesmenët hapën kompaninë në të cilën marrin makina të përdorura, dhe ua paguajnë pronarëve menjëherë, me para në dorë.