Dyfishohet numri i personave në mbipeshë
Në bazë të raporteve të fundit, numri i personave obezë është dyfishuar në 20 vitet e fundit, shkruan Dailymail.
Udhëheqësit e shëndetësisë në Britaninë e Madhe e kanë ngritur këtë çështje si një “problem urgjent”, pasi që dihet se obeziteti është shkaktari kryesor i kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.
Sipas raporteve të publikuara këtë javë në Britaninë e Madhe, 64% e të rriturve janë me mbipeshë. Kjo është një rritje e madhe e obezitetit dhe njëkohësisht e shumë problemeve të tjera shëndetësore.
Disa nga arsyet e kësaj rritjeje ekstreme të mbipeshës janë: përdorimi i ushqimeve të shpejta, mungesa e aktivitetit fizik dhe përdorimi i ëmbëlsirave.