Dy vjedhje të rënda në Ferizaj
Në rajonin e Ferizajit kanë ndodhur dy vjedhje e të cilat Policia e Kosovës i ka cilësuar si vjedhje të rëndë.
Të dielën në fshatin Jezerc, është arrestuar një person pasi që njësiti policor kishte hasur me transport me dru të cilat i kishte prerë në mënyrë ilegale.
Sipas raportit, i njëjti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili nga njësiti policor ishte hasur duke transportuar dru me traktor të cilat i kishte prerë në mënyrë ilegale në pronë publike. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse traktori me rimorkio së bashku me sasinë e druve janë konfiskuar për procedura të mëtejme”, thuhet në raport.
Ndërsa vjedhja tjetër ka ndodhur në fshatin Prelzes të Ferizajit meqë rast në një depo është vjedhur një pushkë ajrore pa municion.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në depon e tij dhe ia kanë vjedhur një pushkë ajrore pa municion. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore”, thuhet në raport/FaktePlus