Dy vite zë i Qeverisë, Donjeta Gashi zbulon ‘sekretet’ e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt
Donjeta Gashi, që nga janari i 2018-s ka qenë zëri i Qeverisë “Haradinaj”.
Përreth dy vite, Donjeta Gashi, ishte zëri i Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
Donjeta Gashi në një intervistë ka treguar për të gjitha sfidat që është ballafaquar në këto dy vite.
Pavarësisht se nuk është e lehtë të jesh zë i një institucioni e aq më pak i Qeverisë së Kosovës, Gashi thotë se Haradinaj, ka qenë njeri shumë i kuptueshëm dhe madje siç thotë ajo, situatat e pakëndshme ka ditur ti menaxhojë shumë mirë.
Sikurse çdo punë që në fillim ka vështirësitë e saj, Donjeta ka treguar për lajmi.net, edhe për gabimin e parë që e ka bërë pak javë pasi që ishte punësuar si këshilltare e Haradinajt, por ajo thotë për lajmi.net, se ka qenë vet Haradinaj ai i cili e ka menaxhuar mjaft mirë lëshimin e saj.
“Në fat ka pasur një situatë në fillim. Isha vetëm tri javë që kisha ardhur me punua edhe faktikisht nuk më kishin delegua se cilat punë duhet ose nuk duhet me i udhëheq. Ishte mbledhja e Këshillit Nacional të Sigurisë edhe unë i ftova mediet në agjendë edhe pjesa tjetër e stafit e krijuan panik në kuptimin që mediet nuk duhet të ftohen kur ka takim të Këshillit Nacional të Sigurisë. Edhe unë në atë panik, shkova edhe i tregova kryeministrit edhe ai më tha “ani s’ka problem veç futi në sallën e konferencave edhe pas mbledhjes unë dalë flas”. Kështu që e përmenda si rast për shkak se edhe në situata të tilla kur ka pasur eksese ose lëshime të paqëllimshme nga ana jonë, në fakt ai i ka menaxhuar dhe i ka zgjidhur pa ndonjë telashe”, ka treguar ndër të tjera Gashi.
Donjta është edhe nënë, por thotë se falë mirëkuptimit të kolegëve ka arritur që të mos jetë shumë larg vajzës në tërë këtë periudhë.
Shumë prej jush mbase e dini që Donjeta Gashi ka qenë edhe prezantuese e lajmeve, por a do t’i rikthehet përsëri ekranit?