Dy simptomat ‘misterioze’ të koronavirusit, sipas virologut gjerman
Simptomat që dimë deri më tani që shkaktohen nga koronaviurisi janë: Temperaturë, ethe, kollë e thatë dhe në rastet më të rënda probleme me frymëmarrjen.
Por Covid-19 mund të ketë simptoma të tjera, të cilat mjekët nuk i vunë re fillimisht. Ato përfshijnë: nuhatjen dhe shijen.
Një virolog gjerman me emrin Hendrik Streeck ka treguar për median Frankfurter Allgemeine se pacientët me koronavirus nuk arrijnë dot të nuhasin një aromë dhe nuk ndjejnë shijen e ushqimeve. Nuhatja sipas tij preket aq shumë sa një nënë me virus nuk arrin dot të nuhasë as bebelinën e bebit.
Qendra e Shëndetit publik gjerman ka paralajmëruar se kriza mund të zgjasë deri në dy vjet.
Virologu Streeck thotë: Nga të gjithë të infektuarit që intervistuam, më shumë se dy të tretat e tyre raportuan për humbje të nuhatjes së aromave dhe shijes, simptoma që zgjasin disa ditë.
Studimi i fundit në Shenzen ka zbuluar se fëmiëjt infektohen nga virusi po aq lehtë sa të rriturit, por ato përjetojnë shumë pak simptoma ose aspak.
Virologu gjerman i referohet këtij studimi dhe thotë se Italia bëri një gabim:
Studimi supozon se 91% e të prekurve me Covid-19 përjetojnë simptoma të lehta ose të moderuara, italianët bënë pikërisht këtë gjë. U përqendruan vetëm tek ai 9% duke menduar se të tjerët janë mirë. Edhe në Kinë numri i vdekjeve u rrit ndjeshëm, po jo numri i të infektuarve, sepse ata gjithashtu u përqendruan tek ata që po vdisnin, duke lënë mënjanë ata që nuk shfaqën simptoma të rënda fillimisht, e më pas gjendja e tyre u rëndua.
Në fund virologu qetëson kur thotë: Patogjeni i ri nuk është dhe aq i rrezikshëm, është më pak i rrezikshëm sa vetë Sars-1. Gjëja e veçantë që ka ky virus i ri është infektimi në zonën e sipërme të fytit , prandaj është edhe më shumë infektiv. Sepse le ta themi në gjuhë të thjeshtë: Virusi nga kalon nga fyti i njërit person përmes spërklave tek fyti i personi që ka pranë. Sars 1 nuk ishte aq infektive, por virusi shkonte thellë në mushmëri dhe transformohej po aty, duke çuar në dëmtim të rëndë të mushkërive. Ndërsa Sars-2 ose Covid-19 ka më pak të ngjarë të mbërrijë në mushkëri. Por në rastet kur mbërrin, shkakton probleme të rënda.