Dy restorante në qytetin kroat servojnë ushqimin mbi trupat lakuriq të femrave
Dy restorante në Split të Kroacisë, po ofrojnë në menynë e tyre servimin e sushit në trupin e femrave lakuriq.
Bëhet fjalë për Olive Tree dhe Roof 66/Fetish, Food & Meu, që këtë shërbim e cilësojnë si performancë artistike të dekorimit dhe ngrënies së sushit nga trupi i njeriut.
Çmimi për një shërbim i tillë është vetëm për ata që i kanë xhepat e thellë. E çmimi mund të ndryshojë nga koha kur i vizitoni këto restorante në Kroaci.
Që të dy janë në pronësi të kompanisë së njëjtë dhe gjenden në zemër të qytetit të Splitit.
Servimi i sushit në trupin lakuriq të një femre aplikohet prej kohësh në Japoni dhe njihet si Nyotaimori.
E kur bëhet fjalë për trupin e mashkullit atëherë quhet Nantaimori.