Dy qeveritë shqiptare takohen në këtë muaj
Në nëntorin e vitit që e lëmë pas, në Pejë u mbajt mbledhja e pestë e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Tani është caktuar që mbledhja e radhës të mbahet në maj në qytetin e Shkodrës.
Për herë të parë, dy qeveritë u takuan më 11 janar të vitit 2014.
Pasi kanë realizuar edhe takime të tjera të përbashkëta, në Vlorë, Prishtinë, Tiranë, Pejë, mbledhja e ardhshme do të jetë në Shkodër.