Dy punonjës të Drejtorisë së Policisë me koronavirus
Dy punonjës të Drejtorisë së Policisë së qarkut Durrës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Top Channel mëson se aktualisht, gjendja e pacientes nuk është e mirë. Bëhet me dijeni se që të dy ndajnë një zyrë të përbashkët, në Drejtorinë e Policisë.
Kujtojmë se zyrtarisht, nga Ministria e Shëndetësisë konfirmohen 146 të prekur , ku 23 raste të reja janë shënuar 24 orët e fundit.