Dy persona përfundojnë në spital, sulmuesi në arrati
Dy persona kanë përfunduar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), pasi kanë marrë lëndime të rëndë trupore nga therja me thikë.
Kjo ngatërresë mes tre personave që përfundoi me të lënduar thuhet se ndodhi dje në orët e hershme të mëngjesit, respektivisht pas orës 02:00.
“Është raportuar se dy viktima meshkuj K-Shqiptarë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që të njëjtit pas një zënke janë sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili gjendet në arrati”, njofton policia.
Në lidhje me rastin thuhet se është njoftuar prokurori dhe do të merren masat për të kapur të dyshuarin./FaktePlus