Dy persona nën ndikim të alkoolit bëjnë provokime në Gazimestan, ndërhyn Policia
Që nga mëngjesi serbët kanë filluar të mbledhen në fshatin Gazimestan të Obiliqit, vend në të cilin për çdo vjet festojnë ‘betejën e Kosovës’ të cilët e konsiderojnë si fitore të tyre.
Edhe 10 autobusë kanë arritur më herët nga Beogradi për t’ju bashkangjitur këtij festimi i cili po përcjellet nga shumë patrulla të Policisë të Kosovës.
Dy persona që besohet se ishin nën ndikimin e alkool kanë provokuar disa herë, gjë që ka bërë të ndërhyjë Policia.
Rastin për klankosova.tv e konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Bajram Krasniqi.
“Sot, më 28.06.2020, pak para orës 14:00, gjatë manifestimit në Gazimestan, dy persona (dyshohet nën ndikim të alkoolit), kanë bërë disa provokime të përsëritura. Edhe përkundër vërejtjeve të dhëna nga Policia, të njejtit kan vazhduar me provokime, dhe zyrtarët policor janë detyruar të ndërmaerin veprime, për ti ndaluar provokimet dhe për ti zhvendosur nga masa. Të njejtit pastaj janë liruar”, deklaroi Krasniqi.