Dy ministra të AAK-së sot pranojnë detyrën zyrtare
Dy ministra të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi dhe Blerim Kuçi, sot do të pranojnë detyrën zyrtare në dikasteret përkatëse.
Në një njoftim të AAk-së thuhet se Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, do të pranojë detyrën e re në ora 09:00, ndërsa Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, do të pranojë në ora 13:00.