Dy kyçjet e reja në “Arbën Xhaferi”, kërkesë dhe nevojë e qytetarëve dhe bizneseve të Ferizajt
Banorët e zonës lindore të qytetit, por edhe bizneset që afarojnë në këtë pjesë i janë gëzuar faktit se komuna e Ferizajt do të bëhet edhe me dy kyçje të reja në autostradën “Arbën Xhaferi”. Kjo sipas tyre e lehtëson qarkullimin, por edhe të mallrave. Kyçja në Gurrëz, por edhe në zonën industriale është parë më pozitivitet edhe nga institucionet e pushtetit. Këta thonë se kyçjet erdhën si rezultat i një përkushtimi dhe lobimi institucional dhe se më këtë kanë përmbushur edhe një zotim karshi qytetarëve, por edhe bizneseve.
Kyçjet e reja një qytetar nga Ferizaj, Nijazi Behluli i quan si shumë të qëlluara për gjithë atë teren, sepse tani do të ketë kyçje të drejtpërdrejtë në autostradë nga rruga Driton Islami.
E hapjes së dy kyçjeve të reja në autostradën “Arbën Xhaferi” i janë gëzuar edhe bizneset, të cilat thonë se tani do të kenë qarkullimin shumë më të lehtë, e më të shpejtë.
Kurse këto dy kyçje nga institucionet po shihen si mjaftë pozitive e të cilat do të krijojnë lehtësira si për qytetarët ashtu dhe bizneset.
Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, ka thënë se rëndësia e Ferizajt qëndron në faktin se ndodhet në mes të dy kryeqyteteve dhe se me këto dy kyçje bizneset e kanë më të lehtë transportin e mallrave.
“Kemi qenë në diskutime të vazhdueshme me Ministrinë e Infrastrukturës për realizimin e kërkesave të qytetarëve për dy kyçje të reja në autostradën “Arbën Xhaferi”. Fatmirësisht kërkesa jonë është realizuar ashtu siç kemi kërkuar ne dhe siç kanë kërkuar qytetarët e Ferizajt, ti kemi këto dy kyçje në lokacionet të cilat kemi kërkuar. Tashmë procedurat e negocimit të kontratës më Bechte&Enke kanë filluar dhe deri më tani duhet të jenë të përfunduara dhe besojë që ky vit do të jetë edhe fillimi I punimeve në teren. Janë kyçje shumë të rëndësishme për vet qytetin e Ferizajt pasi që do ti mundësojnë edhe qytetarëve dhe bizneseve kyçjen më të shpejtë dhe lidhje më të shpejtë edhe me Prishtinën dhe me Shkupin dhe zonat tjera të regjionit. Ka thënë Arbër Bytyqi.
Por ky projekt ka ardhur si rezultat i një përkushtimi institucional, I një komunikimi dhe lobimi permanent. Rëndësia e këtyre dy kyçjeve e ka koston por kur kësaj I shtohen përfitimet e zonës industrial dhe asajë në Gurrëz ky investim arsyetohet.
“Normalisht në fazën në të cilën e kemi marrë ne nuk ka qenë aspak e lehtë pasi që për Ferizajn ka qenë e mjaftueshme, sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe normave ndërkombëtare të autostradave ka qenë e mjaftueshme kyçja në fshatin Bibaj dhe në Babush. Por për këtë i kemi skjaruar Ministrisë së Infrastrukturës dhe zyrtarëve të saja se kyçja në fshatin Bibaj është e pamjaftueshme për qytetin e Ferizajt e aq më shumë se ajo kyçje është e ngushtë dhe nuk i plotëson as kërkesat minimale të kyçjes së qytetarëve dhe bizneseve në autostradë pasi që edhe si zonë e kyçjes është shumë e ngushtë. Gjithashtu për Ferizajn nuk e ka përfshi komplet qytetin me qasje direkte në autostradë e kyçja në rrugën “Driton Islami” është shumë e rëndësishme dhe mundëson një qasje shumë më të lehtë se sa deri më tani. Pra do të kemi një kyçje direkt nga pjesa e qytetit. Kjo kyçje do të ndihmoj edhe fshatrat për rreth të këtij lokaliteti” ka thënë Bytyqi.
Me këto dy kyçje të reja numri i kyçjeve në autostradën “Arbën Xhaferi” shkon në katër. Tashmë funksionale janë kyçja në Bibaj dhe në Babush. Komuna e Ferizajt në vazhdimësi ka kërkuar më shumë qasje në këtë autostradë gjë që siç po duket po arrihet me këto dy kyçje të reja.