Dy komunat në Kosovë pa asnjë rast me koronavirus
Kosova aktualisht ka 5 mijë e 617 raste me Coronavirus që nga 13 marsi kur u shënuan rastet e para.
Megjithatë dy komuna në vend nuk janë prekur ende nga virusi COVID-19, sipas të dhënave zyrtare.
Ranilluga dhe Novobërda nuk kanë regjistruar ende asnjë rast pozitiv me koronavirus.
Në anën tjetër, dy komuna të Kosovës aktualisht nuk kanë asnjë rast aktiv.
Në Leposaviq dhe Zveçan janë shëruar të gjithë personat e infektuar me Coronavirus.