Dy gjakovarë shantazhojnë një femër përmes rrjeteve sociale
Një vajzë është bërë viktimë e dy personave në Gjakovë. Asaj nëpërmjet rrjetit social, i kërkoheshin para, që ata të mos ia bëjnë publike fotografitë e saj.
Vajza kishte paraqitur rastin në Policisë, për çka policia ka arritur që t’i arrestoj të dy këta persona.
Në njoftimin 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se të dy meshkujt janë dërguar në mbajtje, shkruan FaktePlus.
“Rr- Nënë Terezë Gjakovë 01.04.2020 12:55. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit përmes rrjetit social kishin shantazhuar viktimën femër kosovare duke i kërkuar të holla që mos të publikojnë fotot e saj. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.