Dustin Poirier e rreh Max Holloway në një meç dramatik
Dustin Poirier e ka mposhtur kampionin botëror në kategorinë e lehtë Max Holloway, duke e fituar titullin e kampionit të botës në kategorinë e lehtë në UFC, të shtunën në Atlanta të SHBA-së.
Të tre gjyqtarët votuan në favor të Poirier 49-46, duke i dhënë fund ecurisë së Holloway prej 13 fitoreve radhazi dhe si i pamposhtur në pesë vitet e fundit, transmeton Gazeta Express.
“Është ndjenjë e mahnitshme. Ndihem si në ëndërr tani”, tha Poirier pas meçit.
Amerikani Poirier nuk ishte futur në kafaz që prej fitores ndaj Eddie Alvarez në korrik të vitit të kaluar, pasi ishte tërhequr nga meçi me Nate Diaz në nëntor për shkak të një lëndimi në ije.
Të shtunën, ai bëri njërën prej paraqitjeve më të mira në karrierën e tij, duke e mposhtur Holloway në pesë runde dërrmuese.
Poirier x Holloway
🔥🔥🔥 pic.twitter.com/WKtxEwdZOq— MMA Stüdyo (@MmaStudyo) April 14, 2019