Dushi: LDK e ka me plotë meritë besimin e qytetarëve
Akuzat në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes vetëm sa po thellohen.
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Florian Dushi, ka thënë se kjo e fundit që 30 vjet ka dëshmuar e ka me plotë meritë besimin tridhjetë vjeçarë të qytetarëve të vendit, përballë subjekteve të njohura për krim e korrupsion por edhe përballë proletarëve entuziastë.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Dushi ka thënë se LDK-ja gjatë gjithë periudhës së ekzistimit të saj por veçanërisht gjatë kësaj periudhe, ka dëshmuar qëndrueshmëri, seriozitet dhe korrektësi, si në negociata, ashtu edhe në deklarata.
Postimi i tij i plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë gjithë periudhës së ekzistimin të saj, por veçanërisht gjatë kësaj periudhe, ka dëshmuar qëndrueshmëri, seriozitet dhe korrektësi, si në negociata, ashtu edhe në deklarata.
Prandaj, qartësisht ka dëshmuar se ajo e ka me plotë meritë besimin tridhjetë vjeçarë të qytetarëve të vendit, përballë subjekteve të njohura për krim e korrupsion por edhe përballë proletarëve entuziastë!/FaktePlus