Dushi konfirmon mbështetje të tjera për zgjedhjet e 6 tetorit
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, gjatë ditës së sotme ka takuar familjen Berisha për të diskutuar për planin qeverisës të kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit.
Dushi ka konfirmuar se kjo familje i ka dhënë mbështetje atij dhe kandidates për kryeministre Vjosa Osmanit.
“Familja Berisha, hapi dyert për të diskutuar mbi vizionin politik të LDK-së, për zgjedhjet e 6 Tetorit. Në takimin e mbajtur me përfaqësues nga kjo familje, ata shprehën përkrahjen e tyre të parezervë dhe na siguruan se mbështetja e tyre edhe kësaj rradhe do të shkojë për listën fituese të subjektit tonë, të cilës i prinë kandidatja për Kryeministre, Znj. Vjosa Osmani dhe numrin 19 në këtë listë”, ka shkruar Dushi.