Dushi: E kemi përkrahjen në tërë Prishtinën dhe më gjerë
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi ka potencuar se dega e dytë e kësj partie po merrë mbështetje të madhe nga qytetarët e Prishtinës.
Ai tha se Dega e Dytë e Prishtinës e ka mirëpritur kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmanin dhe kandidatët për deputetë nga kjo parti.
“ Dega e Dytë e LDK-së. Sonte, edhe njëherë, Dega e Dytë e LDK-së – Qyteti i Vjetër në Prishtinë mirëpriti Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidaten e LDK-së për Kryeministre, Znj. Vjosa Osmani. Në këtë takim u rikonfirmua mbështetja e fuqishme e kësaj pjese të Prishtinës për LDK-në dhe Kryeministren në ardhje, Znj. Vjosa Osmani dhe kandidatët e Degës së Dytë të LDK-së”, ka shkruar Dushi.