Duke ruajtur distancën, Konjufca shijon borën që mbuloi vendin
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, gjatë kësaj jave ka kërkuar kthimin në shtëpi të një sërë diplomatëve.
Gjatë ditës së djeshme ministri Glauk Konjufca i ka propozuar presidentit të vendit, Hashim Thaçit tërheqjen e diplomates Fatmire Musliu.
Fatmire Musliu, që shërbente si Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt, Republikën Federale të Gjermanisë, njëherit është edhe motra e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.
E gjatë ditës së sotme Glauk Konjufca, ka kërkuar kthimin në shtëpi edhe të Teuta Sahatqija, e cila deri tash ka shërbyer në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, si dhe Rron Kryeziu, djali i Vlora Dumoshit, i cili deri më tani ka qenë pjesë e Ambasadës së Kosovës në Washington, DC.
E sot Konjufca si duket ka dalë për t’u relaksuar e mbase për ta shijuar borën që dje mbuloi vendin. Në një fotografi të publikuar, si shihet së bashku me deputetin e VV-së, Mefail Bajqinovcin, natyrisht duke mbajtur distancën.
Duke e respektuar distancën mes Bajgores dhe Llapit
Julkaissut Mefail Bajqinovci Torstaina 2. huhtikuuta 2020