Dua Lipa tregon se Anwar Hadid e ka edhe diçka tjetër përveç se partner
Dyshja shihen vazhdimisht së bashku, ndërsa nuk mungojnë as dedikimet në rrjetet sociale.
Ishte Dua ajo që ka ndarë së fundi një fotografi përkrah partnerit të saj teksa shihet e lumtur në përqafim të tij.
“Miku im më i mirë”, shkruar 24 vjeçarja sipër imazhit.
Ndryshe, Dua përveç që ka paralajmëruar projektin e ri që do të jetë pjesë e albumit të saj “Future Nostalgia”, ajo sot arriti në shifrën e 2 miliardë klikimeve në Youtube me këngën “New Rules”.