Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa dhe modeli Anwar Hadid, për më shumë se një vit janë duke shijuar lidhjen e tyre.

Çifti, të cilët filluan romancën në qershor të vitit 2019, vazhdojnë të jenë çdo moment përkrah njëri-tjetrit.

Artistja nga Kosova së fundmi ka ndarë një fotografi në InstaStory, përmes së cilës tregon se u surprizua nga partneri i saj.

Sipas imazhit, 25 vjeçarja u befasua me një buqetë me lule ku mes tjerash thekson se ndihet ‘vajza më me fat në botë’.

“Ndihem vajza më me fat në botë”, ka shkruar ajo.

Dua ndërkohë muaj më parë u zhvendos në Amerikë, për të qenë më afër të dashurit të saj për shkak se pandemia ia pamundësonte të udhëtonte herë pas here.