“Prisoner” mban titullin kënga e tyre e re, e cila u prit shumë mirë nga publiku dhe që tashmë po gëzon suksese të mëdha.

Në një postim të ndarë në rrjete sociale, artistja shqiptare falënderon të gjithë për dashurinë që i ofruan në projektin e ri.

“Faleminderit për të gjithë dashurinë për Prisoner. Ne jemi shumë krenare për këtë këngë”, ka shkruar ajo.

Ajo njëherësh ka sjell disa imazhe nga prapaskenat e klipit, ku shfaqet në poza atraktive bashkë me Miley Cyrus.

Për dy ditë, “Prisoner” ndërkohë ka grumbulluar mbi 10 milionë klikime në kanalin YouTube.

Kjo këngë duhet theksuar se është pjesë e albumit të ri të Cyrus të titulluar “Plastic Hearts”.