Dua Lipa shtatzënë?
Këngëtarja kosovare me famë botërore ka uruar të dashurin e saj për ditëlindje.
Është fjala për Dua Lipën, e cila ka uruar me fjalë të veçanta të dashurin e saj.
Mirëpo, këngëtarja përmes këtij urimi ka hedhur dyshime tek fansat, teksa ka bërë të ditur një detaj.
Dyshimet për të janë se ajo ndoshta mund të jetë shtatzënë sepse në këtë urim këngëtarja të dashurin e saj e ka quajtur baba.
“Gëzuar ditëlindjen për dashurinë time, babin më të mirë që çdo herë është aty për mua. !!! Gjithçka është më mirë me ju”, ka shkruar Dua.
Ndryshe, Dua Lipa nuk ka zbuluar diçka apo dhënë detaje më shumë. Lidhja e saj me Anwar ka filluar vitin e kaluar dhe deri më tani çifti janë bashkë, pritet edhe ndonjë fëmijë nga këngëtarja dhe modeli.