Dua Lipa nuk i harron fansat, ja çfarë ka bërë për ta
Kënga e re e yllit kosovar e publikuar vetën pak ditë më parë tashmë ka tejkaluar të gjitha parashikimet duke u renditur e para në toplistat botërore.
E pas gjithë këtij suksesi 23 vjeçarja ka patur një falënderim të veçantë për adhuruesit e saj në mbar botë.
“Thjesht dëshiroj të them një falënderim masiv për të gjithë ata që dëgjojnë, shpërndajnë dhe transmetojnë këngën “Don’t start now”! Faleminderit Irlandë që e rendite të katërtën këngën time! Faleminderit Mbretëria e Bashkuar që e renditët këtë në vendin e shtatë, në Top 10 më të mirë! Fansat për të gjithë mbështetjen… unë jam ende në proces, por jam shumë mirënjohëse dhe po ju dërgoj të gjithë dashuri”, ka shkruar Dua në Instagram.
Ndryshe, Dua shumë shpejt pritet të publikoj albumin e ri që është i dyti me radhë në karrierën e saj./Indeksonline/