Dua Lipa mbërrin në Prishtinë së bashku me babain
‘Sunny Hill’ ka sjellur sërish në Kosovë yllin kosovar me famë botërore, Dua Lipa.
Para pak minutash Dua ka arritur në aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’.
Së bashku me Dua ka ardhur edhe i dashuri i saj i ri, Anwar Hadid dhe miqtë e afërt të këngëtares.
Përveç Duas, në Prishtinë sot gjatë ditës ka arritur edhe këngëtarja amerikane, Miley Cyrus e cila nesër do të performojë në natën e parë të festivalit ‘Sunny Hill’.