Dua Lipa entuziaste për rikthimin në Kosovë: Mezi po pres
Dua Lipa së shpejti do të rikthehet në Kosovë. Në datat dy, tre dhe katër gusht do të mbahet festivali ndërkombëtar, “Sunny Hill Festival”, në Kosovë. Në mesin e shumë emrave të njohur, që do të marrin pjesë në festival, është dhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa.
Ajo me anë të një statusi në Instagram është shprehur mjaft e lumtur që për të dytin vit radhazi do të jetë pjesë e këtij festivali në Kosovë.
“E ngazëllyer për vitin e dytë të ‘Sunny Hill Festival’ në Prishtinë,Kosovë. Kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa ndihmën e të gjithë miqve dhe familjarëve tonë që kanë punuar pa pushim që kjo të ndodhte për ju. Unë mezi po pres të jem aty … fillon numërimi mbrapsht!!! ”, – shkruan Dua Lipa.