Dua: Është nder të jem në qytetin e Vatikan-it për të festuar 550 vjetorin e heroit tonë
Ylli botëror, Dua Lipa po qëndron në Romë së bashku me shumë yje të tjerë shqiptarë ku do të interpretojnë për nder të 550 vjetorit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.
Lipa ka ndarë këtë moment të madh me gjithë fansat e saj pasi që ka publikuar disa fotografi nga atje, duke e shprehur krenarinë dhe privilegjin që do të interpretoj në këtë përvjetor historik.
“Është një nder i madh që jam e ftuar në qytetin e Vatikanit për të festuar 550 vjetorin e heroit tonë shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe për të përmbushur Shenjtërinë e Tij, Papa Francis”, ka shkruar Lipa në Instragram.
https://www.instagram.com/p/BqXzqRXhC2j/?utm_source=ig_embed